Dëshironi të ndryshoni pamjen e jashtme?

SavaDECK wood line reflekton me ngrohtësi dhe pamje masive të kuvertës së anijes.

Mundësia e bërjes në llojet e ndryshme të substrateve

Savadeck wood line materiali shoqërues mundëson montimin e shpejtë dhe të lehtë në beton, zhavorr, zhavorr të grimcuar, si dhe në substrakt tokësor.

Të aplikueshëm në terrene të pabarabarta

Savadeck wood line mbulesat e dyshemesë janë paraparë për mbulimin e shkallëve dhe bërjen e podesteve dhe kaskadave. Me rregullimin e nënstrukturës, platforma decking mund të pozicionohet lehtë dhe shpejt edhe në terrene me pjerrësi të theksuar.

Pasuroni tarracën

Dyshemetë decking thjesht vendosen mbi pllaka, betonin e shtypur, behaton dhe të ngj. Ato mund të vendosen mbi hidroizolimin.

Decking për pishina

Forma kundër rrëshqitjes mundëson përdorimin e papengueshëm dhe të sigurt kur ka ujë në sipërfaqen e profilit. SavaDeck wood line profilet janë të bërë prej drurit masiv, paraqesin izolant natyror, ashtu që lirisht mund të ecni me këmbë të zbathura, madje edhe në ditët e nxehta të verës.

Kopshte për hotelieri

Savadeck wood line është zgjidhje praktike për të gjitha llojet e objekteve hotelierike. Mund të vendosen mbi bazë çeliku, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për konstrukcion fiks apo të parafabrikuar.

Decking për shtëpi-varka dhe marina

Falë strukturës unazore shumë të dendur, si dhe përqindjes së lartë të rrëshirës, Larshi Siberian me pamjen e tij të ngrohtë dhe masive paraqet zgjidhje jashtëzakonisht afatgjatë. Me mirëmbajtje të rregullt mund të zgjasë me dekada, ashtu që nuk është rastësi që ka marrë epitetin “Pema e Përjetshme”.

Larshi Siberian

Lloj peme që vjen nga zemra e Siberisë. Bëhet fjalë për një halor gjethrënës, gjilpërat e të cilit bien gjatë periudhës dimërore si rezultat i temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, të cilat zbresin madje deri në -80C. Për shkak të klimës jashtëzakonisht të ashpër ka një normë të ngadaltë të rritjes, ashtu që për arritjen e pjekurisë së pemës së Larshit nevojiten rreth 400 vjet. Karakterizohet me ngjyrë të lehtë, densitet specifik prej 650 kg/m3, strukturë kompakte, unaza të ngjeshura, përqindje të lartë të rrëshirës dhe ndjeshëm më pak të indeve celuloze në krahasim me speciet e tjera halore. Kombinimi i veçorive natyrore dhe origjinës gjeografike e bëjnë Larshin Siberian një nga speciet më të kërkuara dhe llojet më të qëndrueshme të lëndës drusore të destinuar për aplikim në kushte të jashtme.

Pema e Përjetshme

Rreth qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së Larshit Siberian është thënë shumë. Ndoshta një nga faktet më të njohura historike nëpërmjet të cilit ky halor ka marrë epitetin “pema e përjetshme” ka të bëjë me ndërtimin e një qyteti mesjetar në grykën e lumit Brenta në lagunën e Venecias. Për dekada të tëra i kanë tërhequr trupat e Larshit nga Siberia dhe i kanë vendosur ato thellë në sildë, derisa nuk është formuar themeli mbi të cilin qëndron sot Venecia.

SavaDECK bord për tarracë

Me profile decking masive, kemi projektuar një model të destinuar për sistemin e fshehur të fiksimit. Platforma decking merr pamje elegante dhe minimiste pa elemente lidhëse të dukshme.

Tonifikimi dhe mbrojtja

SavaDECK wood line për tonifikim dhe mbrojtje rekomandon vajra hibride dhe llaqe lazure. Gama e gjerë ngjyrash do të theksojë strukturën unike të këtij halori.

Dyshemetë decking prej druri

Shihni ofertën e plotë të dyshemeve decking prej druri.