Savadeck Asa – 10 vjet garanci për qëndrueshmërinë e ngjyrës

Profilet kompozite për bërjen e gardheve, më vonë dhe dyshemeve decking, fasadave dhe pergollave kanë filluar të shfaqen në tregun amerikan në fund të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Zhvillimi i tyre është nxitur me rritjen e sasisë së polimereve të ricikluara, por edhe me interesimin sa më të madh të konsumatorëve për produkte të qëndrueshme, të cilat kërkojnë mirëmbajtje minimale. Fillimisht, argumentet e para për shitjen e profileve kompozite ishin që ato nuk përmbajnë substanca të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme, që qendrojnë shumë më gjatë se druri dhe që nuk kërkojnë mirëmbajtje. A është vërtetë aq e thjeshtë? Në ditët e sotme kanë mbetur po të njëjtat argumente si nga fundi të viteve të tetëdhjeta, por janë imponuar edhe kërkesa shtesë në aspektin e sigurisë, anti-rrëshqitjes, zjarrit, rezistencës kundër veshjes, stabilitetit UV, zgjatjes së periudhës së garancisë dhe të tjera.

Pas gjysmë dekade pune me dyshemetë WPC, jemi ballafaquar me kërkesa të ndryshme, kemi ndjekur dhe sjellur risi në treg dhe ju mund të gjeni përgjigjet për shumicën e pyetjeve në këtë artikull.

WPC decking (Wood plastic composite) çfarë lloj materiali është ky?

Siç mund të nxirret konkluzioni nga titulli, është një kompozit i plastikës termike (PE, PP, PVC ose PLA), fibrave të drurit dhe aditivëve. Përveç fibrave të drurit, në vitet e fundit përdoren edhe materiale të tjera organike të tilla si fibrat e pulpës, predhat e orizit ose kikirikut, bambuja… Aditivët kimike duken praktikisht “të padukshme” në strukturën kompozite dhe janë merituese për integrimin e polimereve dhe masës së drurit. Kompoziti i plastikës dhe drurit është ende një material relativisht “i ri” në krahasim me historinë e gjatë të drurit si një material themelor ndërtimi. Përdorimi më i përhapur i WPC-së është në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Është pothuajse e vështirë të imagjinohet një park, shëtitore apo marinë në Amerikën e Veriut ose në disa pjesë të Evropës pa wpc dysheme kompozite. E njëjta situatë është edhe me objektet private. Rreth 82% të shtëpive në SHBA kanë platformë decking në oborrin e tyre, kurse ky trend është zgjeruar edhe në Evropë. Gjithnjë e më shumë, në projekte vizatohen dyshemetë wpc për tarraca ose pishina në vend se pllakave qeramike ose betonit të shtypur.

Si erdh deri tek ajo që platformat decking të bëhen dyshemetë më të kërkuara për përdorim të jashtëm?

Pamja e dyshemesë së vërtetë!

Në krahasim me dyshemetë e tjera për përdorim të jashtëm të tilla si pllakat qeramike, betoni i shtypur, kube behatoni, ku forma kubike është më e përhapura, mbulesa e dyshemesë decking e cila është e gjatë 3 ose 4 metra dhe e gjërë 15cm jep pamje të ndryshme, pamjen e patosit!

Montimi i thjeshtë i decking-ut wpc

Platforma Decking mund të bëhet në të gjitha substratet. Në tokë, rërë, beton, mbi pllaka qeramike, behaton ose asfalt. Përderisa të gjitha dyshemetë e tjera kërkojnë përgatitjen e plotë të substratit, siç është betonimi ose bërje mallë çimentoje që rrit ndjeshëm koston e projektit, platformat decking montohen direkt në strukturën përkatëse, e cila është dukshëm më e volitshme dhe më e shpejtë për t’u bërë sesa prej betonit. Sistemi i lidhjes së fshehtë së mbulesave dyshemeje me klipsa dhe vida mundëson bërjen e lehtë dhe të shpejtë të platformës decking, pa punime të vrazhta.

Pamja moderne e decking-ut, i cili thjeshtë përshtatet në të gjitha llojet e objekteve dhe montimi i thjeshtë pa elemente të dukshme lidhëse sjell deri tek kërkesa masive me të cilën vijnë shumë pyetje të justifikueshme…. Në biseda me klientët rregullisht dëgjojmë pyetje a e ndryshon ngjyrën decking-u WPC? Pse nevojitet dilatimi (hapësira në vazhdesën ballore të mbulesave dyshemeje), të blejmë decking masiv apo me dhoma…

Qëndrueshmëria e ngjyrës tek dyshemetë WPC decking?

Pothuajse të gjitha materialet dekompozohen nën ndikimin e rrezeve UV. Po e njëjta gjë është edhe me pigmentet. Të paktën kështu ishte deri para disa vite më parë. Në ditët e sotme, shumë përpjekje investohet në zhvillimin e teknologjive nano, ashtu që gjithnjë e më shpesh ju mund të shihni mbrojtje qeramike dhe llaqe makinash që garantojnë qëndrueshmëri ngjyre prej 10 vjetësh. Njësoj është edhe me materialet përfundimtare ndërtimore, shumë lloje të mbrojtësve janë duke u testuar dhe zhvilluar. Prodhuesit seriozë po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të parandaluar ndryshimin e ngjyrës pas viteve të ekspozimit ndaj rrezeve UV. Pavarësisht përsosmërisë së teknologjisë tradicionale të fabrikimit, të bazuar në ekstruksion, aplikimit të aditivëve me cilësinë më të lartë, ndryshimi i ngjyrës është vënë nën kontroll, por nuk është parandaluar. Për këtë arsye, ka ardhur deri tek zhvillimi i teknologjisë së re, d.m.th. deri tek bashkë-ekstruksioni dhe aplikimi i materialit Asa i cili është plotësisht i qëndrueshëm UV. Në bazën e profilit gjendet ende materiali kompozit, por është i veshur në anët e jashtme me material i cili garanton një ngjyrë të pandryshueshme për një kohë të gjatë përdorimi. Metoda e tillë e bërjes është më e shtrenjtë sesa decking-u konvencional, por paraqet zgjidhjen e vetme të njohur dhe të zbatueshme për projektet ku kërkohet rezistenca absolute UV.

Garancia prej 10 vitesh?

Garancia është një nga argumentet më domethënës i cili përdoret në marketing dhe gjatë shitjes së decking-ut. Tek shumica e prodhuesve ju mund të gjeni periudha garancie jashtëzakonisht të gjata, por a është vërtetë ashtu? Kushtet e garancisë kanë të bëjnë parimisht me rezistencën e kompozitit ndaj thyerjes, kërpudhave, kalbjes dhe sulmit të insekteve, d.m.th. larvave dhe termiteve. Bazuar në testet laboratorike dhe aplikimin real, prodhuesit me reputacion garantojnë korniza në të cilat lejohet ndryshimi në karakteristikat. Shembull është pikërisht garancia e cila ka të bën me qëndrueshmërinë e ngjyrës. Të lejueshme janë ndryshimet e barabarta në kuadër të nuancës, por jo edhe që decking-u të ndryshojë plotësisht ngjyrën. Gjatë përdorimit të rregullt të platformës decking si rezultat i gërryerjes, vjen deri tek veshja natyrale. Gjëra e njëjtë ndodh edhe me materialet e tjera të cilat përdoren intensivisht, megjithëse për shkak të llojit të mbathjeve të përdorura në pishina do të jetë shumë më pak e dukshme në krahasim me sipërfaqet e tjera publike në të cilat shkelet me shumë mbathje shumë më të ashpra. Në mënyrë që të mirëmbani decking-un tuaj për një periudhë të gjatë kohore, duhet t’i kushtoni vëmendje mirëmbajtjes së platformës decking. Njollat ​​e krijuara ​​nga ushqimi, vaji ushqimor ose motorik mund të eliminohen me sukses duke përdorur ujë dhe pastrues. Njolla duhet të hiqet në kohë derisa nuk të ketë depërtuar në mbulesën e dyshemesë decking. Gjithashtu, është e rëndësishme të dini se përdorimi i kimikateve agresive, të cilat ndonjëherë mund të vijnë dhe nëpërmjet reshjeve mund të lënë njolla të përhershme në sipërfaqen e decking-ut, të cilat nuk janë të mbuluara nga garancia.

Si reagojnë dyshemetë WPC në kushtet e jashtme?

Ndryshimi i temperaturës, lagështia e ajrit, prania e ujit (bare plazhe, pishina, shiu), disa muaj nën dëborë, frekuenca e lartë e njerëzve, mobilje me këmbë metalike, të gjitha këto do të ndikojnë në pamjen e dyshemesë tuaj pas disa vitesh. Zgjidhni decking sipas kushteve të aplikimit, por edhe mundësive tuaja.

Decking nuk është mobilje

Kini parasysh se decking megjithatë është dysheme e cila qëndron jashtë dhe vuan të gjitha kushtet të cilat kemi përshkruar më parë. A është reale të presim që ajo të duket njësoj pas 10 viteve të përdorimit? Nëse e vendosni decking-un në sipërfaqe publike siç është shtegu i parkut apo kopshti i objektit hotelierik, ia vlen më shumë të zgjidhni klasën premium të decking-ut, e cila është më e shtrenjtë, por edhe më e qëndrueshme, më elastike dhe vjen me garanci të zgjatur. Zgjedhja e materialeve, teknologjia e prodhimit dhe cilësisa e elementeve lidhës ndikojnë në çmim, por edhe në jetëgjatësi. Për përdorim privat, ju mund të zgjidhni decking të klasës së ulët, sepse intensiteti i përdorimit është disa herë më i ulët. Megjithatë, shiu, dëbora dhe rrezatimi UV mbeten, ndërsa në kushte të tilla decking-u duhet të plotësojë cilësinë minimale në mënyrë që të mos bëhet i brishtë dhe i thyeshëm pas vetëm një sezoni të përdorimit. E fundit por jo dhe më pak e rëndësishme…

Mënyra e montimit të dyshemesë WPC decking

Qëndrueshmëria e platformës decking është në radhë të parë në cilësinë e prodhimit, por edhe decking-u me cilësinë më të lartë, në qoftë se është montuar dobët, nuk do të zgjasë madje as një vit. Shumica e ankesave lindin nga montimi i decking-ut në mënyrë jo adekuate. Çfarë do të thotë kjo saktësisht? Në radhë të parë, përgatitja jo adekuate e nënstrukturës. Nënstruktura jo adekuate apo e bërë në mënyrë jo të duhur, herët a vonë do të shkaktojë probleme. Në qoftë se mbulesa dyshemeje decking nuk qëndron në sipërfaqe ideale të sheshtë, do të fillojë të lakohet me kalimin e kohës, kurse gjëra e tillë është rrugë e sigurt drejt plasaritjes dhe dëmtimit mekanik. Gjatë vendosjes së nënstrukturës, nevojitet që të mbani hapësirë midis profileve të përshkruara nga prodhuesi dhe më e rëndësishmja, hapësirën e diletacionit në pjesën ballore të mbulesave dyshemeje. Kompoziti i plastikës dhe drurit është një material zgjerues i cili zgjerohet nën ndikimin e diellit dhe temperaturave të ngritura. Nëse gjatë montimit nuk lihet hapësirë diletacioni në të gjitha lidhjet ballore dhe mbulesat dyshemeje nuk ndahen nga të gjitha objektet statike (muri, parapet, shkallët, etj…), sigurisht do të vjen deri tek defektet e padëshirueshme. Zgjedhja e dobët e vidave dhe klipsave është shkaku i shpeshtë i dëmtimit të dyshemeve decking. Nëse vidat dhe klipsat janë të mbrojtura në mënyrë jo adekuate dhe nuk janë të destinuara për përdorim të jashtëm, së shpejti do të vjen deri tek korrozioni, kurse gjëra e tillë shkakton që vidat të plasariten dhe të ndarjen e dyshemesë nga nënstruktura. Nëse vendosni të montoni vetë platformën decking, domosdoshmërisht sigurohuni që të kërkoni manualin e montimit të përshkruar nga ana e prodhuesit, sepse secili decking ka tolerancat e veta që duhet të respektohen në mënyrë që platforma të përdoret për shumë vite. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me vendosjen e wpc decking dhe nuk e keni gjetur përgjigjen në këtë tekst, parashtroni atë lirisht në komentet më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *